Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Incident në kampin e Novosellës, humb jetën ushtari amerikan 20 vjeç

Orët e vona mbrëmë Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se ka humbur jetën një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente me trupat paqeruajtëse në Kosovë.

Ka ndërruar jetë ushtari 20-vjeçar, Aleksander Blake Klass nga Willamina, Oregon. Bëhet me dije se ushtari ka vdekur gjatë një incidenti që nuk kishte të nënte me veprim të armatosur në kampin Novosellë të Kosovës.

Departamenti i Mbrojtjes shpreh se kjo vdekje po hetohet, por nuk dha më tepër detaje rreth incidentit.

Njësiti i Gardës Kombëtarë të Oregonit u vendos në Kosovë në fillim të këtij marsi dhe aktualisht shërbejnë rreth 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Kujtomë se gjatë shërbimit në Kosovë, kanë humbur jetën më shumë se 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse që janë të vendosur aty prej 21 vitesh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet