Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Horrori në Kombinat, flasin mësueset e vajzave: Ishin të qeta por…

Tirana dhe Shqipëria u trondit disa ditë më parë nga vdekja e një nënë dhe e bijës së saj, saktësisht Zhaneta dhe Anisa Josifi. Gratë zgjodhën që të vetëflijoheshin me shpresën që do të ringjalleshin sërish.

Anisa raportohet se kishte 15 muaj që kishte vdekur, më 29 mars 2019, ndërsa e ëma Zhaneta, sipas dëshmisë së vajzës së mbijetuar, Blertës, kishte humbur jetën më 2 korrik. Në banesën e tyre u gjetën disa ditarë me përmbajte fetare.

Sakaq, me anë të një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, mësueset e Anisës dhe Blertës, në kohën kur ato kanë jetuar në Përmet, dhanë detaje të reja nga vajzat. Sipas tyre, Anisa dhe Blerta ishin vajza mjaft të qeta, të përkushtuara ndaj mësimeve.

Babai i vajzave, një ish-mësues me profesion, ishte një person mjaft i respektuar në qytetin e Përmetit, një gjë e tillë thuhet dhe për të ëmën e vajzave, Zhanetën. Mësueset thanë se gjatë kohës që vajzat kanë studiuar në shkollat ku ato punojnë, nuk kanë shfaqur interesin ndaj ndonjë sekti fetar.

“I njoh që të dyja vajzat, Blerta ka mbaruar në 2005-ën, i mbaroi të katërta vitet këtu te ne. Ndërsa Anisa ka mbaruar vetëm 2 vite dhe prej andej është larguar për në Tiranë. Jam tronditur shumë, kam kaluar në gjendje shoku. Kisha shumë respekt për të ëmën e vajzave dhe për vetë vajzat, për vetë familjen nga rridhte, ishin vajza shumë të mira.

E ëma shiste në treg, kisha kontakt me të, thjesht si qytetare. Njihja babanë e tyre, sepse ishte pak a shumë moshatar me mua. Ka qenë njeri i respektuar dhe i nderuar në qytetin tonë. Jo nuk ka punuar, sepse ai kishte vite që kishte pësuar trombozën në krahë dhe nga kjo ai ka përjetuar traumë si person”, u shpreh mësuese Luljeta.

Edhe mësuese Elona, i kujton kështu vajzat e familjes Josifi:

“Po mesa mbaj mend, sepse të dyja vajzat i kam fytyra të njohura, për Anisën e kam pasur nxënëse. Ajo që mbaj mend është vajza të sjellshme, të rregullta, shembullore të qeta, vajza korrekte dhe me dëshirë për të mësuar. Nuk e kam ditur këtë pjesën e sektet fetare. Ishin korrekte si fëmijët e tjerë. Ishin vajza të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri, jo që të qeshnin e të luanin shumë si të gjithë të tjerët”, tha mësuese Elona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet