Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Fushata për ‘2021’/ Rama mbledh nesër kryebashkiakët: Do vijojnë mandatin, s’ka zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama nesër do të zhvillojë një takim me kryebashkiakët e Shqipërisë në sallën e hartave në kryeministri lidhur me fushatën për zgjedhjet parlamentare të 2021.

BalkanWeb mëson se Rama sot ka zhvilluar takime me deputetët ku ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe të zgjedhurit e 30 qershorit të 2019 do të vijojnë mandatin e tyre 4- vjeçar.

Në fakt ka qenë opozita që ka kërkuar prej zgjedhjeve të 2019 zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare në një ditë por kjo është hedhur poshtë nga mazhoranca e cila më 30 qershor të vitit të kaluar mori 61 bashkitë prej bojkotit të opozitës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet