Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Durrës/ Makina përplas vajzën 6-vjeçare, shoferi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një e mitur është përplasur nga një makinë në qytetin e Durrësit dhe drejtuesi i mjetit ka ikur nga vendngjarja.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 7, Durrës, A,N. duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më vonë është bërë i mundur edhe arrestimi i autorit të aksidentit, 30-vjeçari A.N.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet