Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Denoncon eksperti i shëndetësisë: Një staf mjekësor në Kamëz, pozitiv me COVID, punonjësve s’iu bëhet tamponi

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, denoncon në ‘Facebook’ se një staf mjekësor në Kamëz ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por sipas tij, asnjë nga stafi nuk është kontaktuar për hetim epidemiologjik.

Sipas ekspertit, qeveria është dorëzuar para virusit, pasi nuk arrin të mbrojë as qytetarët, as punonjësit e shëndetësisë.

Denoncimi i ekspertit Koduzi:

Qeveria eshte dorezuar perpara virusit covid-19. Ajo nuk arrin te mbroje as qytetaret, as punonjesit e shendetesise. Nje staf mjeksor i qendres shendetesore Kamez ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin ti uroj koleges sherim te shpejte. Por, asnje nga stafi nuk eshte kontaktuar per hetim epidemiologjik, aq me teper ti behet tamponi.

Ne mungese te kryerjes se tamponit, kjo qender duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shendetesor i punonjesve te saj, qe mos te kthehe ne qender infektimi per popullaten si QSUT. Nderkohe, Rama eshte fshehur, dhe nuk foli asnje fjale as per humbjen e jeteve te dy mjekeve. TURP

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet