Çuçi: Blegtoria ka nevojë të subvencionohet nga ndërkombëtarët, pandemia e ka goditur këtë sektor

Aktualitet
Çuçi: Blegtoria ka nevojë të subvencionohet nga

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka folur për situatën në të cilën ndodhen fermerët, bujqit, apo sektorë të tjerët që mbulon dikasteri që drejton.

Çuçi tha se me afrimin drejt integrimit me BE-në, duhet të plotësohen edhe disa kritere sa i përket sektorëve të ndryshëm dhe përshtatjes së kushteve që kërkohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vreshataria është një kulturë që është zhvilluar dhe besojmë se duhet rritur akoma dhe ne po punojmë për ta arritur këtë. Duke u afruar me BE-në nuk ka lidhje vetëm sasia por edhe cilësia. Në përpunimin e rrushit dhe në bërjen e verës, ndërsa mbetet problem bashkimi i prodhuesve pasi ekzistojnë ende parcelat e ndara”, tha ndër të tjera ministri.

Sipas tij pandemia e ka goditur sektorin bujqësor dhe kjo erdhi për shkak të masave të izolimit, ndërsa shtoi se blegtoria nga ana tjetër ka nevojë të subvencionohet nga ndërkombëtarët.

Çuçi bëri apel ndaj qytetarëve që të mos konsumojnë mishin që nuk ka vulën e veterinerit, ndërsa foli edhe rreth temës së origjinës së produkteve dhe rëndësisë së grumbullimit të tyre duke thjeshtuar punën e prodhuesve.

“Pandemia goditi edhe sektorin e bujqësisë. Masat gjatë muajit mars shkaktuan dëme të mëdha. Në përpjekje për të zhdukur therjen e mishit në kushte pa higjenë. Blegtoria ka nevojë të subvencionohet nga ndërkombëtarët. Shërbimet veterinare garantohen duke filluar nga unë. Shërbimet veterinare të rëndësishme, të dobishme. Nëse mishi s’ka vulën e veterinerit qytetarët s’duhet ta marrin.

Kam miratuar një ligj për mbrojtjen e origjinës së produktit. Duhet të forcojmë pikat e grumbullimit për frutat- perimet. Kemi komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e bashkive. Kryetarët e bashkive duhet ti kushtojnë shumë vëmendje bujqësisë”, u shpreh ministri.

ME TE LEXUARAT