Çfarë po ndodh në Itali? Rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Bota
Çfarë po ndodh në Itali? Rritet numri i viktimave në 24

Rritet numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, në raport me shifrën e një dite më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj regjistroi 30 persona që ndërruan jetë, 22 më shumë se dje, ndërsa konfirmoi 138 raste të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë se orët e fundit u shëruan 574 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që fituan betejën në 192.815.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia shënon në total 34.899 viktima dhe 241,956 të infektuar me COVID.

ME TE LEXUARAT