BE parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia: Do të tkurret për 8.3%

Bota
BE parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia: Do

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila, për disa muaj, ka bllokuar biznese dhe jetën publike.

Ekonomia e BE-së do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit, përpara se të rritet për 5.8 për qind më 2021, thuhet në parashikimin e Komisionit Evropian, të lëshuar të martën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rruga për rikuperim është ende me pasiguri”, tha komisionari evropian i Ekonomisë, Paolo Gentiloni, për gazetarët në Bruksel.

“Kjo është kryesisht e lidhur me pasigurinë epidemiologjike”, shtoi ai.

Në parashikimin e mëparshëm, të publikuar në maj, kur pjesa më e madhe e kontinentit ishte ende e izoluar, bruto prodhimi i brendshëm parashihej të tkurrej për rreth 7.5% këtë vit dhe të rritej për 6% vitin e ardhshëm.

Gentiloni tha se sfida më e madhe e BE-së në muajt në vazhdim do të jetë gjetja e balancës së duhur midis domosdoshmërisë për të rihapur ekonomitë e BE-së dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

“Ne duhet të jetojmë me rrezikun e shpërthimeve lokale” që mund të çojnë në rivendosje të izolimeve lokale, të cilat e ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike, tha Gentiloni.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mbi 178,000 njerëz kanë vdekur në Evropë, pasi janë diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

ME TE LEXUARAT