Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Avdullah Hoti nuk do të kthehet duarbosh në Kosovë, ja marrëveshja që nënshkroi sot në Paris

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar edhe një marrëveshje sot në vizitën e tij në Paris. Kryeministri nënshkroi marrëveshjen e cila i mundëson Agjencisë Franceze të Zhvillimit, filialit të saj Proparco, dhe operatorit të asistencës teknike Expertise France, të fillojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.

Institucion financiar publik, AFD operon në më shumë se 80 vende duke siguruar fonde për menaxhimin e më shumë se 4000 projekteve të zhvillimit në të gjithë botën. Në verën e vitit 2018, mandati i Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) u shtri në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e nënshkruar më 7 korrik përcakton procedurat për krijimin dhe zhvillimin e veprimtarive të AFD në Kosovë.

AFD disponon mjete, veçanërisht grante dhe kredi, të cilat mund t’u akordohen institucioneve publike, bizneseve dhe institucioneve financiare ne kuadër te zbatimit te mandatit te saj të mbështetjes së zhvillimit socio-ekonomik dhe perspektivës evropiane të Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet