Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Air Albania” hap dyert për derbin e kryeqytetit, pritet mbrëmje e zjarrtë Tirana-Partizani

Java e 32-të e Superiores nuk u mbyll me festë për Tiranën, që rindezi edhe njëherë garën për titull pas humbjes 1-2 kundër Kukësit.

E pas kryesfidës së djeshme me verilindorët përpara tashmë i pret një tjetër duel po aq i vështirë. Përballë do të kenë rivalin e përjetshëm, Partizanin, që edhe pse në një sezon të dobët të premten do të kenë një motivim shtesë.

Derbi mbetet derbi dhe këtë e dinë mirë të dyja skuadrat. Për vetë rëndësinë që kjo ndeshje ka klubet kanë vendosur të ndryshojnë edhe stadiumin ku do të luhet.

Kështu do të jetë “Air Albania” impianti i cili do të hapë dyert për derbin e kryeqytetit, megjithëse një pjesë e bukurisë do i mungojë kësaj supersfide për shkak të mungesës së tifozëve në shkallët e stadiumit. Ndeshja do të luhet në mbrëmje nën dritën e prozhektorëve në orën 20:45.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet