Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“A keni qenë i dënuar”, kandidatët për Komisioner Publik shpalosin platformën e tyre te Ligjet

Në komisionin e Ligjeve, mbledhja e së cilit po mbahet on line u morën në pyetje kandidatët e kualifikuar për postin e Komisionerit Publik.

Jonaid Myzyri, Taulant Godroli, Denis Martopullo, Arlinda Pogaj, Klodian Gllava, Nikollaq Neço dhe Klement Greca bënë prezantimin e tyre dhe folën për risitë që mendojnë të sjellin në krye të këtij posti.

Gjatë fjalës së tyre kandidatët thanë se nevojitet përmirësimi i teknikës legjislative. “Modeli që na afrohet më shumë është modeli kroat për shqyrtimin e ankesave”,- tha Jonaid Myzyri.

Ajo që u vu re gjatë bashkëbisedimit ishte pyetja e drejtpërdrejt e kryetarit Ulsi Manja: “A keni qënë i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale”, pyeti ai njërin prej kandidatëve, i cili u përgjigj se jo vetëm i dënuar nuk kishte qënë por as kishte marrë ndonjëherë masa disiplinore.

Adnor Shameti ndër të tjera, kritikoi kolegët në komision të mos e kthejnë këtë mbledhje në marrje në pyetje sikur kandidatët të ishin nxënës shkolle.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet