“Thaçi donte ti jepte Serbisë territorin e Mitrovicës”, Spartak Ngjela lëshon 'bombën': Vetëm një injorant…

Nga Rrjeti
“Thaçi donte ti jepte Serbisë territorin e

Nga Spartak Ngjela

Ish këshilltari për Sigurimin Kombëtar i presidentit Trump në Uashington, John Bolton, deklaroi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur si qëllim t’i jepte Serbisë territorin shqiptar më cilësor: Mitrovicën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm një injorant që nuk e njeh historinë e dhimbshme të Shqipërisë mund ta bënte këtë veprim ultra antikombëtar. Ky tani është një fakt që tregon qartë se historia e gjatë e tradhëtisë shqiptare po përsërit vetveten.

1.Ka njëqind vjet tani që Shqipëria dhe shqiptarët përplasen dhe janë në mbijetesë si pësojë e fenomenit që e ka emrin Esad Pashë Toptani: Tradhëti kombëtarë për lëshimin e territoreve shqiptare Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Duhet të theksojmë se një gjë është fakt historik: pa territoret e pushtuara të etnisë shqiptare, që është etnia më e madhe dhe më e vjetër e Gadishullit e Ilirik, sot nuk do të kishte as Serbi, as Greqi, dhe as Mal të Zi, me këtë territor që kanë. Të tre këta shtete aktualisht do të ishin vetëm tri principata të vogla.

Por sot, për historinë e Shqipërisë, gjithçka është e qartë. Historia e vërtetë e Shqipërisë, që nga viti 1878, ka qenë një agresion i hapur sllavo-grek antishqiptar për marrje territoresh shqiptare, por, ka pasur edhe prijës shqiptarë të shitur që iu kanë dhënë pushtuesëve territore të gjera të Shqipërisë. Dhe, për shqiptarët, e gjitha kjo ishte thjesht një histori e gjatë mbijetese, derisa doli në skenë Austro-Hungaria në fillim të shekullit të XX-të, dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës në vitin 1920, në vitin 1961 dhe në vitin 1991 e në vazhdimësi, në mbrojtje të hapura të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, sot, historia e Shqipërisë ka hyrë në hullinë reale të historisë së vet etnike, për të rikrijuar realisht vetveten: duke kaluar nga mbijetesa, në një jetësim normal panetnik.

Veçse, pikërisht në këtë moment historik, duhet vënë në dukje se, fqinjët pushtues, janë hedhur në sulm për të blerë me çdo çmim krerët e politikës shqiptare.

2. A do të formohet tani Shqipëria etnike me dy shtete shqiptarë Shqipëri, Kosovë, dhe një të tretë që po rilind si shtet shqiptar: Maqedonia e Veriut? Kjo nuk ka dyshim që shpejt do të vijë, por, pikërisht këtu, tani ka dalë sërish në skenë tradhëtia kombëtarë e krerëve të politikës këmbëtare, në të dy shtetet shqiptarë në Ballkanin Perëndimor: edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Mu për këtë shkak, në këto momente del kjo pyetje që ka rëndësi historike për Shqipërinë: a do të vijojnë pasardhësit e Esad Toptanit në Prishtinë, të qëndrojnë në pushtet edhe pas deklarimit të John Bolton-it, i cili para tri ditësh na dha provën direkte se Hashim Thaçi, në bashkëpunimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë bërë pazarin e shëmtuar të shkëmbimit të territoreve në dëm të Kosovës?

Po, cilat kanë qenë territoret e rrezikuara që do t’i jepeshin Serbisë?

Tani është e ditur se territori që do t’i jepej Serbisë në shkëmbim të njohjes së Kosovës, ka qenë Mitrovica. Domethënë, gjithçka do të shkonte te kërkesa e Sllobodan Millosheviçit. (!)

Por, a mund të arrihej kjo realisht? Për të shiturit e Kosoves, kjo ishte e realizueshme. A kemi ndonjë test për këtë? Po, kemi 82 deputetët që rrëzuan qeverinë Kurti. E gjithë shpresa e Thaçit dhe e Vuçiçit, kanë qenë këta.

Por, në rrëzimin e qeverisë Kurti mori pjesë influencive edhe politika amerikane me përfaqësuesin presidencial Richard Grenell. Nuk ka shumë problem kjo, se tradhëtia kombëtare është kryer nga Hashim Thaçi. Politika amerikane u shpreh se “nuk ka qenë për shkëmbim territoresh”. E vetmja gjë e ngjashme me historinë e tradhëtisë kombëtare në Shqipëri, ka qenë fshehtësia e Traktatit të Londres më 1915 e kërkuar nga fuqitë e mëdha – Francë- Rusi. Me këtë filozofi ata e firmosën Traktatin e Fshehtë të Londrës më 15 prill 1915, dhe në letër e zhdukën pavarësinë territoriale të Shtetit Shqiprar.

Por, marrëveshjen e Traktatit të Fshehtë të Londrës për ndarjen e Shqipërise midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë e kishte bërë Esad Toptani; dhe dihet se, pikërisht për këtë, ky iku si “qeni në vreshtë”, i vrarë nga patriotizmi shqiptar. Kurse Rusinë, në vitin 1917 e pushtuan bolshevikët, dhe në vitin 1920, presidenti i Amerikës, Ëillson, vendosi veton në favor të Shqipërisë, duke e grisur botërisht Traktatin e Fshehtë të Londrës.

3. Po tani që plasi skandali Thaçi, çfarë do të ndodhë? A kemi një ngjashëri historike me Traktatin e Londrës? Po kemi: fshehtësia e Thaçit është e barabartë me fshehtësinë e Traktatit të Londrës.

Asgjë e veçantë: tradhëtia duhet të gjykohet penalish, sepse çështja e ndjeshme shqiptare është dhënia e Mitrovicës Serbisë me tradhëti kombëtare. Dhe kjo sigurisht që do të hetohet.

Tani dëshmia është dhënë nga ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në funksion të kësaj dëshmie, prokuroria e Kosovës duhet të ngrerë akuzën kundër Hashim Thaçit për tradhëti kombëtare, sepse dëshmia e Boltonit është shumë e fortë për të pasur bazën juridikë të ngritjes së kësaj akuze, dhe, Parlamenti i Kosovës duhet të votojë arrestimin e presidenti Hashim Thaçi për tradhëti kombëtare.

Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet. Domethënë, cila do të jetë më efikase për arrestimin e Thaçit, akuza e Hagës apo akuza e Prokurorisë së Prishtinës?

ME TE LEXUARAT