Spanja rikthen masat e rrepta për COVID-19, fut në karantinë 70 mijë persona

Bota
Spanja rikthen masat e rrepta për COVID-19, fut në karantinë 70

Zyrtarët në rajonin veriperëndimor të Galicisë në Spanjë kanë ri-vendosur kufizime të rrepta në një popullsi prej 70,000 personash, pas shpërthimit të rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm ata që udhëtojnë për punë do të lejohen të largohen ose të hyjnë në rrethin bregdetar të A Marina nga mesnata e së Dielës deri të Premten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët rajonalë të shëndetit njoftuan të Dielën se udhëtimi brenda dhe jashtë A Marina do të kufizohet rreptësisht për pesë ditë – megjithëse njerëzit do të mbeten të lirë të lëvizin përreth zonës.

Takimet do të kufizohen në 10 persona, ndërsa maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme jashtë.

Zyrtarët i lidhën shpërthimet lokale me baret në zonë. Kapaciteti në bare dhe restorante do të jetë i kufizuar në 50%.

Masa vjen një ditë pasi rajoni veri-lindor i Katalonjës vendosi një bllokim të ngjashëm lokal. Në shkallë vendi, shpërthimi i pandemsië në Spanjë në thelb është nën kontroll.

Vendi ka regjistruar më shumë se një çerek milione raste dhe të paktën 28,385 vdekje. Por fatkeqësisht rastet e reja ditore këto javët e fundit kanë qenë në rritje.

ME TE LEXUARAT