Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Shqiptari më i urryer në botë” del në mbështetje të Kanye West për President të Amerikës

Shqiptari Martin Shkreli, ka dalë publikisht në mbështetje të Kanye West për President të SHBA-ve.

Shkreli, ish-sipërmarrës i kompanive farmaceutike, ka marrë nofkën si “Shqiptari më i urryer në botë” pasi rriti çmimin e “Daraprim”, ilaçit që trajtonte infeksionet parazitare, me 5000%, pra nga 13.5 dollarë që ishte e çoi në 750 dollarë një pilulë.

Shkreli njihet gjithashtu si fans i çmendur i reperit amerikan, teka në Twitter ka shkruar:

“Yeezy for President! Jam në dispozicion për sekretarin e thesarit ose kryetarin e rezervës federale. Unë mund të balancoja buxhetin amerikan menjëherë, buxhet i cili është i mbushur me borxhe dhe shpenzime.”

Kujtojmë që kur Kanye West, Yeezy, publikoi albumin e tij “Life of Pablo”, Martin Shkreli i ofroi atij 10 milionë dollarë që ta publikonte ekskluzivisht vetëm për të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet