Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Shkova në një klub +18 dhe aty pashë djalin tim, tani ai nuk më flet më dhe s’do të më shohë”

Letër për psikologun

Shkova në një klub nate me stripstiste dhe punonjëse seksi, prostituta, dhe pashë që djali im ishte aty. Tani ai nuk më flet më.
Unë jam një 51-vjeçar, i divorcuar para 10 vitesh nga ish-gruaja ime. Kam shumë shoqe femra por asnjëra nuk është e veçantë për mua. Një mik më sugjeroi një klub nate dhe kam shkuar atje për rreth 18 muaj. Vend i shkëlqyer, sepse aty gratë duan vetëm seks dhe ka një politikë të rreptë për këdo që tenton më tepër.
Mos më gjykoni, thjesht dëgjojeni historinë tim. Më pëlqejnë netët beqare dhe e vizitova këtë klub edhe pak para se të mbylleshim nga koronavirus. Arrita aty herët, piva në bar dhe u futa në dhomën e pasme të zhvishem. Kur hyj gjeta disa burra që ishin vënë rresht duke parë një çift që bënte seks.
Nuk e njoha në fillim, por kur ktheu kokën pashë djalin tim.
Ai është 29 vjeç dhe është beqar, kështu që ai nuk ishte duke tradhtua askënd, por unë isha pak i tronditur kur e pashë.
Patëm kontakt me sy por nuk dija se çfarë t’i thosha dhe si ta trajtoja. U ktheva shpejt në dhomë, u vesha dhe ika në shtëpi.

Djali im dhe unë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer më parë. Shkruheshim thuajse çdo ditë dhe ishim shumë afër me njëri-tjetrin. Në fakt ishim si shokë të ngushtë.
Por tani ai nuk më flet më që nga ajo natë. Nuk iu përgjigjet teksteve dhe telefonatave të mia dhe kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme për mua.
Nuk jam hipokrit dhe nuk dua t’ja kontrolloj jetën, thjesht dua të flas sërish me të.
Ai jeton vetëm dhe sipas mendimit tim ajo çfarë bën me jetën e tij private është puna e tij, është njeri i rritur tashmë dhe nuk mund ta gjykoj.
Jam i sigurtë që edhe ai ndjehet kështu për mua, por që nga ajo natë është shkatërruar gjithçka mes nesh.

Përgjigja e psikologut:

Kjo është shumë e trishtueshme. Nëse djali juaj nuk do t’i përgjigjet thirrjeve tuaja, gjëja më e mirë është t’i shkruani atij. Ai ndihet në siklet por dyshoj se do ta flakte një letër nga ju.
Shpjegojani sa të mungon dhe thuaji që nuk dëshiron që ai moment i sikletshëm të shkatërrojë gjithë ato vite dashurie prind-fëmijë mes jush.
Tregojini fiks kështu siç më thatë mua që “tim ajo çfarë bën me jetën e tij private është puna e tij, është njeri i rritur tashmë dhe nuk mund ta gjykoj”.
A është seksi rastësishëm, me risqe të ndryshme, ajo që doni për veten tuaj?
Nëse në zemrën tënde do të hyjë dikush i veçantë, ju do të përmbusheni duke i thënë tjetër drejtim jetës.

Burimi: TheSun | Pëktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet