Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, ndërrojnë jetë 3 pacientë brenda një dite

Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e konfirmuar sot nga pandemia. E ndjera ishte në vetëizolim shtëpiak dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lajmin për vdekjen e 83 vjecares e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Sot në orët e pasditës kemi edhe një rast me fatalitet në Komunën e Fushë Kosovës, bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, është 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë, virusit COVID-19. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ndjera ka vuajtë edhe nga sëmundje të tjera, me të cilat është përballur. Ka qenë në shtëpi duke marrë trajtim”, tha Topalli.

Të hënën po ashtu një i moshuar nga Podujeva vdiq, ndërsa një tjetër e moshuar nga Gjakova raportohet se kishte vdekur nga një tjetër sëmundje, ndërsa pas vdekjes rezultoi pozitive edhe në testin për COVID-19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet