Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Rama do ti japë bazën ushtarake të Marinës oligarkëve…”, Presidenti: Po verifikoj informacionet, do shprehem publikisht

Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë gjatë një takimi me qytetarët, se në bazën e zonës ushtarake në Sarandë po luhet një aferë me pronat ku nga qytetarët po ju kalohen oligarkëve pranë qeverisë.

Basha ka kërkuar më herë edhe nga Presidenti i Republikës që të bëjë hetime ndërsa në lidhje me këtë Ilir Meta është pyetur nga media ditën e sotme gjatë një komunikimi me gazetarët.

Meta tha se në Shqipëri hetimet e ka përgjegjësi t’i bëjë Prokuroria ndërsa shtoi se sapo është njohur me një pretendim të tillë publik, ka kërkuar nga grupi i tij i sigurisë kombëtare të bëhen verifikimet përkatëse dhe pas kësaj, do të ketë edhe një qëndrim zyrtar dhe publik.

“Hetimet në Republikën e Shqipërisë i zhvillon Prokuroria, megjithatë si Presidenti Republikës, sapo jam njohur me një pretendim të tillë publik, kam kërkuar nga ekipi im i sigurisë kombëtare që të bëhen verifikimet përkatëse në mënyrë zyrtare që pastaj të kemi një qëndrim edhe publik edhe sa më të saktë”.

Gjatë vizitës që ka pasur së fundi në Divjakë, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë, kur ka thënë se kryeministri Edi Rama, po kryen tentativa për shitjen e bazës ushtarake të Marinës Detare në Sarandë nga Edi Rama te miqtë e tij oligarkë.

Këtë denoncim, ai e bëri përmes një video live në facebook. Basha thotë se fakti kjo që aferë që po bëhet në sekret të plotë cenon sigurinë kombëtare, ndaj i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të investigojë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet