Qëndroi dy orë në diell, 25-vjeçares i ndodh reaksioni ekstrem në fytyrë dhe mbetet e verbër përkohësisht

Bota

Fytyra e një vajze u fry aq keq dhe ajo mbeti e verbuar përkohësisht për shkak të “helmimit” nga dielli!

Kamarierja Payton Williams nga Oklahoma kishte dalë në park me shoqen e saj, por kishte harruar të aplikonte kremin e diellit para se të dilte, përcjell Lajmiifundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat i kishin kaluar 27 gradë Celsius dhe pasi qëndroi për dy orë në diell, 25-vjeçarja mbeti e fryrë dhe me dhimbje në fytyrë, teksa nuk mund të shikonte asgjë nga enjtja e syve.

Vetë Payton, është shprehur:

“Ishte kaq e dhimbshme! Sytë e mi ishin të mbyllur dhe të fryrë, nuk shihja asgjë për disa orë, pastaj vetëm shihja pak dritë kur enjtja filloi të ulej. Është dhimbja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë, definitivisht! Prandaj ju rekomandoj që të mos ekspozoheni kurrë për shumë gjatë në diell dhe aq më pak pa krem kundër tij, pasi kurrë nuk i dihet se si do të reagojë lëkura juaj ndaj rrezeve të forta”, citon Lajmiifundit.al

Gjatë qëndrimit të saj jashtë, Payton filloi të ndjejë dhimbje koke, të përziera derisa dhimbja u bë e padurueshme dhe fytyra filloi t’i fryhej.

Mjeku e diagnostikoi Payton me helmim nga dielli, i cili nga ana tjetër çoi në ”cellulitis”, një infeksion bakterial nën lëkurën në fytyrën e saj, dhe iu desh të merrte antibiotikë për 20 ditë.

25-vjeçares iu desh plot një muaj që fytyra e saj të kthehej në normalitet, por ende shumë e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. Ngjarja ka ndodhur që më 24 prill të këtij viti dhe mbase na bëhet një mësim i mirë për ditët e nxehta të kësaj vere.

Burimi: The Sun | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT