Po kërcente në lagje, burri zbret nga makina dhe grushton 12-vjeçarin

Bota

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Misuri, SHBA, këtë fundjavë, teksa një 12-vjeçar është rrahur nga një burrë që po kalonte rastësisht në rrugë, teksa ka zbritur nga makina dhe ka goditur me grushte të miturin.

12-vjeçari Ethan, ishte bërë pjesë e shfaqjes së organizuar nga komuniteti i banorëve në lagjen Cape Girardeau dhe po kërcente para tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa kërcente, para 12-vjeçarit ka ndaluar një makinë CRV ngjyrë e zezë nga ku zbriti një burrë dhe e goditi të riun.

Ethan ra menjëherë përtokë nga grushtet dhe u gjakos, pas kësaj u dërgua me urgjencë në spital.

Askush nuk mund ta thotë me siguri arsyen e sulmit, por autoritetet e kanë marrë në dorë çështjen dhe po punojnë për kapjen e agresorit ndaj 12-vjeçarit.

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

https://youtu.be/JIIrALZ3qm0

ME TE LEXUARAT