Pas publikimit të fotove të Stresit me modelen, vjen ‘përgjigja’ nga Kejsi

Showbiz
Pas publikimit të fotove të Stresit me modelen, vjen

Në media se fundi u publikuan disa foto të Stresit me modelen Atalanta Kërçyku, shumë afër njeri-tjetrit, të përqafuar, gjatë festës së ditëlindjes së këngëtarit.

U mendua se të dy ishin në një romancë të re, por vetë Stresi e ka mohuar këtë gjë për iconstyle. Reperi ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me vajzën në fjalë dhe hera e parë që e ka takuar ka qenë në ditëlindjen e tij. Kjo pasi modelja kishte ardhur me disa miq të përbashkët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stresi rrëfeu se nuk e njeh modelen dhe thjesht kanë bërë foto për ditëlindje, ndërsa më pas mes tyre s’ka ndodhur asgjë më shumë.

“Unë jam i martuar“- sqaron Stresi, duke lënë të kuptohet se lidhja e tij me Kejsin nuk ka mbaruar.

Pas bujës së madhe ka reaguar edhe Keisi. Ajo ka realizuar një video live, ku shihet teksa udhëton me makinë me një shoqen e saj.

Ajo vendosi këngën e Stresit dhe filloi të këndonte, duke e bërë të qartë se ajo vijon të mbështesë partnerin e saj, dhe se martesa nuk ka përfunduar, të paktën në dokumente.

ME TE LEXUARAT