Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Nuk mund ta pranoj!”, vidhet shtëpia e Frank Ribery në Itali, francezi ndjehet i pasigurtë

Ylli francez, Frank Ribery, ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij mbrëmjen e të dielës që lamë pas.

Sipas “La Repubblica”, grabitja ka ndodhur në momentin kur Ribery nuk kishte qenë i pranishëm në shtëpi, pasi po luhej ndeshja Fiorentina-Parma.

Gjithçka është parë kur lojtari i Fiorentinës është kthyer në shtëpi dhe ka parë rrëmujën që kishin lënë hajdutët, ku gjithçka ishte kthyer përmbys.

Deri tani është mësuar se gjatë grabitjes janë vjedhur dy orë Rolex, një byzylyk Cartier, stoli të ndryshme ari dhe më shumë se 10 çanta markash, teksa janë vandalizuar mobiljet dhe dollapët e rrobave.

Deklarata e parë e Ribery lidhur me këtë ngjarje ka qenë “Nuk mund ta pranoj!”

Anësori francez ka pranuar se është i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij në Itali pas kësaj grabitjeje, duke e menduar seriozisht të ardhmen e tij në klubin italian.

Njoftohet se ngjarja po hetohet nga autoritetet italiane.

Kujtojmë që Frank Ribery është larg fushave të blerta për shkak të një dëmtimi që pësoi ndeshjen e fundit kundër Parmës.

Burimi: Goal.com | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet