Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kukësi i jep leksion Tiranës dhe rihap kampionatin, spektakël nga skuadra verilindore

Ekipi i Kukësit ka korrur një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme kundër rivalëve direkt për titull kampion, Tiranës.

Supersfida e javës së 32-të në Superiore u fitua nga verilindorët me rezultatin 1-2 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Kjo fitore e Kukësit hap llogaritë për kampionat kur duhen edhe 4 javë që të përfundojë gjithçka, teksa Kukësi i afrohet Tiranës me 6 pikë diferencë.

Djemtë e Shehit e dominuan lojën, duke dhuruar spektakël në fushë, ku golat u shënuan nga Kuper dhe Ethemi për Kukësin dhe nga Ngo për Tiranën në minutën e fundit të ndeshjes./ Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet