Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Festoi ditëlindjen, Rudina Dembacaj merr dhuratë nga burri dhe ish-burri njëherësh

Moderatorja Rudina Dembacaj ka festuar këtë fundjavë 33-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë dy dhurata.

Ajo është surprizuar nga bashkëshorti i saj Mark Frroku dhe nga ish-bashkëshorti Aleks Varfaj me të cilin ka edhe një vajzë.

Teksa Frroku i ka organizuar një festë “magjike” me fishekzjarre, Aleski i ka dhuruar një bluzë të personalizuar dhe një mbrojtëse telefoni me inicialet e emrit të saj “R.D”.

Ka qenë vetë Rudina që i ka postuar në Instastory këto dhurata, teksa ka etiketuar në to partnerin aktual dhe ish-burrin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet