Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E rëndë! 8 goditje nga afër, momenti kur policia vret qytetarin brenda makinës

Të paktën 8 goditje me armë nga afër. Në këtë mënyrë policia e Phoenix në Arizona, ka vrarë një qytetar brenda makinës së tij. Është një video e xhiruar nga një kalimtar që tregon skenën, ndësa dinamika e fakteve nuk është ende e qartë. Për momentin përballen dy variante të ndryshme. Sipas Policisë, të shtunën e 4 Korrikut në orën 13:00 qendra mori një kërkesë për ndihmë nga një qytetar të Maryvale. “Ejani, këtu është një tip që kërkon të më vrasë”.

Patrulla mbërrin në vend dhe identifikon të dyshuarin në një makinë të parkuar përpara pallatit. Agjentët i afrohen dhe i kërkojnë dokumentat. Si përgjigje personi brenda mjetit ngre xhamin dhe vendos dorën tek pistoleta. Policët janë vetëm pak centimetra larg. Qëllojnë me shpejtësi. Dëgjohen ulërima, të shara dhe fjalë nga kalimtarë në rrugë. Më pas vjen ambulanca por nuk ka më asgjë për të bërë.

Deri në këtë pikë policia nuk jep ende as gjeneralitetet e të vrarit. Ndërkohë në rrjet qarkullon një variant tjetër. Mbi të gjitha është dëshmitari që ka xhiruar klipin. Emri i tij është Steven Marry dhe thotë që është mik i viktimës që quhej James Garcia. “Bënë gjithçka për ta vrarë. Garcia nuk kishte ardhur për asnjë qëllim, thjesht e kishte zënë gjumi në makinën e tij”, tha ai.

Rasti ka shkaktuar shumë polemika dhe protesta. Këshilltari i komunës Carlos Garcia, (nuk ka asnjë lidhje me viktimën , ndonëse me të njëjtin mbiemër) i ka vënë në dyshim deklaratat e policisë dhe kërkon publikimin e imazheve të regjistruara nga kamerat e trupit të policëve

“Kushëriri i mikut tim u vra sot ndërsa flinte në rrugën e tij OWN nga Phoenix PD. Ai ishte i paarmatosur dhe u qëllua në distancë të afërt. Ju lutemi ndani, që të mund t’i sigurojmë drejtësi. #justiceforjames”, shkruan qytetari në rrjetet sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet