Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Dole pozitiv dhe tani direkt plazh, shpërndaje virusin”, Florjan Binaj sherr me komentuesit

Para disa ditësh aktori i humorit, Florjan Binaj, rezultoi pozitiv me Covid-19, një lajm që e konfirmoi edhe vetë ai.

Ndërsa kaluan pak ditë, Florjani njoftoi se gjendja e tij shëndetësore ishte mire dhe se kishte kryer analiza për së dyti.

Mirëpo, menjëherë Flori ka ndërmarrë një udhëtim nëpër Shqipëri bashkë me miqtë dhe kolegë dhe kjo ka irrituar jo pak ndjekësit e tij në Instagram,

Debati mes Florit dhe qytetarit komentues:

Komentuesi: Florjan po për ty nuk funksionon karantina? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin vlla.
Florjan Binaj: Mëso të numërosh dhe do të të dalin llogaritë fiks. Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.

Më pak aktori shkruan:

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyesë sërisht nëpër komente për të njëjtën temë do i fshi komentin dhe ndoshta i bëj block. Jetoni jetën tuaj dhe kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet