Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E përplas makina pranë shtëpisë, humb jetën kalimtari në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Saktësisht, rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor. Ky i fundit, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet