Covid 19/ Shtatë viktima dhe 115 raste të reja në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

Kosovë&Rajon
Covid 19/ Shtatë viktima dhe 115 raste të reja në Maqedoninë

115 të infektuar, 7 të vdekur dhe 40 të shëruar është bilanci i covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruarnë Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

5 viktima janë regjistruar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.

Nga 40 të shëruar, 26 prej tyre janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.032 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve arrin në 11 për qind.

ME TE LEXUARAT