Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në gjendje të gllabërojë një diell në ditë! Zbulohet vrima e zezë që thyen rekordin

Është zbuluar vrima e zezë që thyen rekordet! Në një studim të publikuar në revistën shkencore “Monthly Notices” të shoqatës mbretërore të astronomëve në Universitetin Kombëtar Australian ka bërë me dije zbulimin e një vrime të zezë, ekzistenca e të cilës nuk dihej deri më sot.

Kjo vrimë është 8.000 herë me e madhe se ajo e gjetur në Rrugën e Qumështit.

Madhësia e kësaj vrime të zezë llogaritet të jetë 34 miliardë herë më e madhe se një yll dhe është në gjendje të gllabërojë një diell në ditë!

Studimi i vrimave të zeza vijon prej kohësh, teksa forca e tyre e rëndesës tjetërson kohën dhe hapësirën në një mënyrë siç e kishte parashikuar Albert Ajnshtajn.

Por vrimat e zeza kanë qenë të padukshme për ta deri vonë. Vetëm prillin e 2019 u realizua fotoja e parë e qartë e një vrime të zezë. Mendohet gjerësisht se një e tillë krijohet në fundin e jetës së yjeve, ylli shpërbëhet brenda vetes dhe krijon një objekt me dendësi të lartë.

Vrima e zezë masive që ndodhet në galaktikën tonë është thuajse aq e madhe sa orbita e Mërkurit, me masë disa miliona herë më të madhe se ajo e Diellit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet