Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Italia shënon 21 viktima dhe 477 të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 21 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 854 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 477 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191.944

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 235 raste të reja pozitiv për një total prej 241 419.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 16 viktima nga koronavirusi (totali 16.691).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 95 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 94.298).

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Lombardi është 65 915, prej të cilëve 330 u regjistruan në 24 orët e fundit.

36 pacientë aktualisht ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet