Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Infermierja me koronavirus në Elbasan, karantinohet i gjithë reparti i gjinekologjisë

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mes personave të prekur raportohet se është një infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë. Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

Dy persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 74.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet