Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gramsh/ Arbitri nuk i dha penallti, futbollisti e dhunon në fushë. 29-vjeçari shoqërohet në polici

Ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë të lojës ka ndodhur një incident mes lojtarit Valter Përndrecaj nga skuadra e “Adës” dhe gjyqtarit Besmir Lecaj 32 vjeç.

Sipas burimeve të uniformave blu thuhet se futbollisti Përndrecaj ka fyer dhe goditur gjyqtarin Lecaj pasi nuk ka rënë dakord për ekzekutimin e një penalltie.

NJOFTIMI I POLICISE

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasin B.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet