E rëndë! Të shtëna me armë në një qendër tregtare, mbetet i vrarë një 8-vjeçar

Bota
E rëndë! Të shtëna me armë në një qendër

Një fëmijë vetëm 8 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Alabama, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe gjendja e tyre për jetën është kritike.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Qendra tregtare në periferi të Huver dhe më parë ka qenë objekt i incidenteve të tilla në 2018-ën kur një agjent policie vrau një afro-amerikan të cilin e kishte ngatërruar me një hajdut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet shpjeguan për mediat se nuk e dinin se sa persona ishin të përfshirë në të shtënat me armë, duke shtuar se për momentin nuk ka të arrestuar.

Një nga nëpunëset e qendrës tregtare u shpreh për mediat se kishte dëgjuar të paktën shtatë të shtëna të cilat vinin nga drejtime të ndryshme.

ME TE LEXUARAT