Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Diell dhe temperatura në rritje, por nga nesër moti ndryshon “pamje”

Me fundjavën me sa duket do të vijë edhe ulja e temperaturave. Në vendin tonë sot do të ketë mot të kthjellët, i alternuar me vranësira kryesisht në verilindje dhe juglindje. Gjatë orëve të pasdites do të vërehet shtim i vranësrave në jug të vendit, ndërsa nesër vranësirat do të jenë të pranishme në gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16ºC në 31ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 35ºC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet