Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni, 129 të infektuar në 24 orë, u shënuan 6 viktima

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar ulje të ndjeshme në 129.

Në krahasim me ditën e djeshme, janë rreth 36 raste më pak kurse numri i viktimave në 24 orë mbetet ende konstant.

Gjashtë viktima u shënuan në 24 orët e fundit siç raportojnë mediat maqedonase.

Ndërkohë priten rezultatet edhe për 20 testa nga qendrat private që do i shtohen raportit zyrtar të 24 orëve të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet