Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vizita e parë zyrtare që pas marrjes së detyrës, kryeministri Hoti sot në Tiranë, ja axhenda

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë sot zyrtarisht për herë të parë Shqipërinë, që pas marrjes së detyrës së tij, ku do të zhvillojë disa takime, mes tyre homologun e tij, Edi Rama.

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeministri Hoti fillimisht do të pritet nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave në ora 10:00. Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë.

Ndërkohë, në orën 13:00 është parashikohet të mbahet takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë.
Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në orën 14:00.

Në ora 14:45 do të ketë takim me mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Hoti në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa në fund të ditës, Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në ora 15:30.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet