“Shih si mu bë mishi kokërr”, flet fqinja e grave në Kombinat: Edhe djali im është dëshmitar i Jehovait…

Aktualitet
“Shih si mu bë mishi kokërr”, flet fqinja e grave në

Një prej banoreve të zonës në Kombinat ka treguar se varrimi i të ndjerave do të bëhet në qytetin e Përmetit, nga ku dhe familja Josifi kishte origjinën.

Sa i takon fesë të cilat të ndjerat praktikonin, gruaja shprehet se dhe djali i saj është dëshmitar i Jehovait, por kurrë nuk e ka menduar një akt të tillë ekstrem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Trupi më dridhet, edhe tani që po flas shih si më është bërë mishi, shihe, vajza të reja. Dhe djali im ka qenë dëshmitar i Jehovait, por nuk e mendon të bëjë kështu gjërash, as myslimani dhe as i krishteri nuk thonë që vrisni veten, këtë dua të them me bindje të plotë. Mora vesh që do i varrosin në Përmet, motra e saj banon në pallatin tim, janë njerëz të qetë”, shprehet fqinja.

Ndërkohë që në banesën e grave, qnëdron ende shiriti i vënë nga Policia, ndërsa apartamenti është ende duke u shqyrtuar nga grupi hetimor, për të mësuar më shumë rreth arsyeve që çuan në këtë akt të rëndë.

ME TE LEXUARAT