Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Propozimi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Basha: Socialistët të mos e lejojnë të kororëzohet mbret

Kryedemokrati, Lulzim Basha është pyetur sot për ndryshimet kushtetuese dhe të sistemit teksa në përgjigjen e tij tha se PD do të ndërtojë një masë kritike kaq të madhe sa nuk do të ketë as Ramë, as Ramiz/2 që ta ndalojë.

Pyetjes se sa mundësi ka që Edi Rama të përdorë koronën për të shtyrë zgjedhjet?, Basha iu përgjigj: “Nuk ka asnjë shans, sepse zgjedhjet u mbajtën në Francë, u mbajtën në Serbi, do të mbahen në 15 Korrik në Maqedoni, kështu që nuk ka asnjë shans”.

Ndërkohë në lidhje me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga qeveria për eliminimin e koalicioneve, Basha tha në Zonë e Lirë se duhet që palët ti përmbahen marrëveshjes.

“E para, këtu ku kemi ardhur dhe ku PS detyrohet, sipas marrëveshjes të kalojë amendametnet e kodifikaura, të dorezuara të hënën, siç janë, pa ndryshime, sepse është pjesë e marrëveshjes, ky do të ishte plotësim i kushtit të parë ndër 15 kushtet që Shqipëria ka për të nisur bisedimet për anëtarësim në BE.

E dyta, duke treguar një mospërfillje të tillë, në radhë të parë për zgjedhjet si një e drejtë e qytetarëve, jo e Ramës apo e imja, e dyta për marrëveshjen që duhet t’i qendronë, në radhë të tretë për aleatët, për Mike Pompeon. Doli Sekretari i Shtetit me zë dhe figurë, tha “urime për marrëveshjen, kodifikoje i një orë e më parë në parlament. Për Borrel, për Varhely, që janë, si të thuash, Ministri i Jashtëm i Europës dhe Ministri i Zgjerimit i Europës. Nëse ky, për të kurorëzuar veten e vet mbret, në ditën më të zezë të PS kryen një veprim të tillë, pa diskutim që ky është një momoment i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë. Kam besim se edhe në kupolën e PS ka një qartësim se t’i shkosh mbrapa marrëzisë dhe etjes për pushtet së Edi Ramës, mund të jetë fatale për ta”.

Pyetje: Po për ndryshimin e sistemit ka dakordesi?

Lulzim Basha: Nuk duhet të ketë vetëm, dakordesi, por duhet te ishim ne kushte qe të kishim kushte dhe garanci per zgjedhje. Ne sot s’kemi garanci per zgjedhje. Ndryshimet qe jane bere ne Kodin Zgjedhor, per sa kohe ky eshte kryeminister, nuk ka asnje garanci qe do te zbatohen.

Pyetje: Pse e bete atehere?

Lulzim Basha: Per dy arsye. E para, sepse ky eshte i vetmi nga 15 kushtet e BE, ku ne kishim nje rol. E beme sepse ne besojme sa me shume te afrojme diten e nisjes se negociatave, aq me shume i sherbejme Shqiperise, aq me shume i sherbejme mbikqyrjes…

Pyetje: Kjo nuk e rrit besimin tuaj se keto zgjedhje do te kene me pak hile?

Lulzim Basha: Absolutisht jo! Besimi ynë eshte qe ne, se bashku me shqiptaret, te ndertojme nje mase kritike kaq te madhe sa nuk do te kete as Rama, as Ramiz/2 qe ta ndaloje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet