Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Artan Bajrami

Aktualitet
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Artan Bajrami

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KP për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

KPA shprehet se prokurori Bajrami ka probleme me deklarimin e pasurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.07.2020.

ME TE LEXUARAT