Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pipero: Kam gabuar, maska duhet të bëhet e detyrueshme

Sipas mjekut Pëllumb Pipero në fazën aktuale që po kalojmë në lidhje me pandeminë duhet që maska të bëhet e detyrueshme.

Sipas tij, njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me virusin, prandaj ka ardhur momenti që ajo të vendoset që të mbahet me detyrim edhe në publik në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen.

“Unë po them që ka ardhur momenti që ta bëjmë me detyrim maskën.

Nëse Pëllumb Pipero ka thënë që maska nuk duhet përdorur në rrugë, nuk duhet përdorur kur ecim, nuk duhet përdorur në mjedis, sot po them prapë nuk duhet dhe nuk vlen të përdoret në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet mënyrë jetese maska ndoshta i ka ardhur që t’i bëhet me detyrim edhe në rrugë që të mos e harrojë në shtëpi”, tha Pipero.

Ai beri me dije se pret qe ne dy javet e ardhshme numri i rateve me koronavirus te bjere.

“Pres nje renie te infektimeve ne dy javet qe vijne, kam indikatore optimiste per kete”, tha mjeku Pipero.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet