Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Numri rekord i të infektuarve, reagon Soreca: Lufta s’ka mbaruar ende, kontribuoni në sigurinë kolektive

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luiggi Soreca, me anë të një shënimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas lajmit të autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për numrin rekord të të infektuarve me koronavirus në vend. Lidhur me faktin e 90 të infektuarve në 24 orët e fundit Soreca ka shkruar:

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta me koronavirusin nuk ka përfunduar ende. Mbajtja e distancës fizike në vende publike do të thotë eliminim i përhapjes së COVID-19. Kontribuoni në sigurinë kolektive! Mbani distancën fizike!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet