“Njëri bënte roje dhe tjetri ngjitej tek apartamenti”, vajza italiane çon në burg dy shqiptarë

Aktualitet
“Njëri bënte roje dhe tjetri ngjitej tek apartamenti”,

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë denoncuar nga një italiane.

Shqiptarët, 20 dhe 28 vjeç, janë arrestuar me akuzën e tentativës për vjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një italiane ka marrë policinë në telefon duke denoncuar se jashtë shtëpisë së saj ka parë dy shqiptarët që njëri bënte roje në rrugë dhe tjetri ishte ngjitur nga përmes një tubi uji dhe kishte zbritur në ballkonin apartamentit në zonën e Boero.

Kur të rinjtë shqiptarë e panë se dikush i diktoi ja mbathën, por vajza i kishte përshkruar saktë dhe kjo bëri që oficerët t’i gjurmonin dhe t’i arrestonin.

Nga kapja e tyre rezulton se dy shqiptarët ishin në Itali me dokumente të parregullta.

ME TE LEXUARAT