Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ngjarja në Kombinat, trondit detaji ekspertizës: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar. Ditë pas dite…

Hetimet, dëshmitë që vijnë hap pas hapi për tragjedinë e ndodhur në Kombinat e konfirmojnë nje version te pazakonte te kesaj ngjafje te rende.

Sipas burimeve policore mesohet se se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet