Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nga falja e borxheve te mos-futja e familjarëve në burg, Basha: Çfarë u ofroi Rama deputetëve të opozitës së re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se shumica e deputetëve të “Opozitës së re” kanë bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

Basha tha se shumica e deputetëve, me 2 apo 3 përjashtime, kanë firmosur lënien e mandatit, kur opozita vendosi djegien e tyre.

Por, shtoi Basha, dikujt “i janë falur borxhe në Kazino”, të tjerëve “mos futja në burg e të vëllait”, apo të tjera favore nga Rama dhe kështu kanë ndryshuar vendim.

“Këta janë opozita parlamentare. Këta janë Edi Rama”, tha Basha, i cili shtoi se pas kërkesës për ndalimin e koalicioneve zgjedhore qëndron dora e Edi Rama.

“Edi Rama që hedh gurin e fsheh dorën dhe e bën se ka frikë nga zgjedhjet”, tha kreu i opozitës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet