Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Messi dhe Ronaldo luajnë bashkë nga viti i ardhshëm?!

Ndoshta një nga gjërat më të vështira që mund të ndodhë në historinë e futbollit është të shohësh Mesin të largohet nga Barcelona.

Ylli argjentinas dhe klubi kanë një lidhje mjaft të fortë ndërmjet tyre saqë vetëm të mendosh një transferim të tillë duket e pamundur.

Megjithatë, Messi nuk është i lumtur me klubin dhe investimet e pakta që bëhen për të përforcuar skuadrën, në kohën që kanë humbur kampionatin dhe rrezikojnë që pas shumë vitesh të mos fitojnë asnjë trofe.

Kontrata e Messit mbaron në vitin 2021 dhe siç raportohet nga mediat, “pleshti“ ka kërcënuar me mosrinovim.

Skuadra favorite për ta transferuar është Manchester City për shkak të marrëdhënies së shkëlqyer mes Messit dhe Guardiolës. Megjithatë, këto ditë Juventus ka shfaqur një interes mjaft të madh për sulmuesin e Barcelonës, në mënyrë që të bëjë bashkë dy ikonat e futbollit, Messin dhe Ronaldon.

Kjo dyshe do të ishte më e mira në histori, pasi së bashku të dy lojtarët renditen tek më të mirët në botë, dhe e kanë fituar Topin e Artë 11 herë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet