Londër, arrestimi kuksianit ndiqet nga ministria e Brendshme Priti Patel

Aktualitet
Londër, arrestimi kuksianit ndiqet nga ministria e Brendshme Priti Patel

Ministria e brendshme britanike Priti Patel duke ndjekur një operacion të National Crime Agency është bërë dëshmitare e arrestimit të një shqiptari.

Top Channel ka mësuar se i arrestuari është me origjinë nga Kukësi dhe quhet Alsi Vata. Ai u arrestua si pjesë e një operacioni masiv në të gjithë Anglinë të koduar me emrin Operation Venetic.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vata 24 vjeç akuzohet për shtitje të armëve luftare e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B.

NCA që njihet si FBI-ja britanike mundi të hy në servat e kompania EncroChat që shiste telefona të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj.

Ky operacion është vlerësuar si më i madhi në historinë e Anglisë pasi grupet kriminale mes tyre ato shqiptare mendonin se duke përdorur të tillë telefona nuk përgjoheshin.

Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

Kompania EncroChat në të gjithë botën kishte 60,000 përdorues dhe 10.000 në Angli.

Grupet kriminale përdornin të tillë telefona të cilësuar super të sigurta për të koordinuar dhe planifikuar vrasje rivalësh trafik droge dhe pastrim parash./top channel

ME TE LEXUARAT