‘Këto 6 muaj përcaktojnë të ardhmen e Evropës’, Merkel: Të miratojmë fond për të ndihmuar ekonominë

Bota
‘Këto 6 muaj përcaktojnë të ardhmen e

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Evropa po përballet me situatën më të vështirë në historinë e saj dhe paralajmëroi se pandemia e virusit të COVID 19 nuk është zhdukur.

“Çdo ditë shohim që virusi nuk ka ikur “, deklaroi në një konferencë me video të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, pandemia është duke testuar aftësinë e Evropës për t’u ringritur së bashku.

Merkel u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të arrijnë një marrëveshje mbi një fond për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të virusit.

Duke folur nga Brukseli, Von der Leyen tha se fillimi i presidencës gjermane të Bashkimit Evropian erdhi në një “moment të rëndësishëm” dhe shtoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

ME TE LEXUARAT