"Kafka foshnjash dhe adoleshentësh shiten në grupe private", Facebook nën akuza të rënda

Bota

Rrjeti më i madh social, Facebook, është bërë disa herë pjesë e skandaleve, ndërsa akuzat e fundit duket se janë edhe më të rënda.

Sipas Live Science”, në Facebook shiten kafka njerëzish, kryesisht adoleshentësh dhe foshnjash. Shitjet bëhen në grupe private të krijuara në Facebook, teksa ky i fundit e ka lejuar një gjë të tillë duke mos kryer hetime për këtë tregti të tmerrshme, përcjell Lajmiifundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Në studimin e Live Science thuhet:

“Hetimi zhbllokoi një botë në të cilën mbetjet njerëzore shpesh shiten me pak informacion në lidhje me origjinën e tyre.

Kjo mungese transparence shtron pyetjet serioze se si u blenë kafkat njerëzore, a mos kemi të bëjmë me një vjedhje të rëndë nga grup i organizuar kriminal?!

Mbetje të tmerrshme të gjetura gjatë hetimit përfshijnë ato të fëmijëve dhe foshnjave.

Një shitës që pretendon të ketë fituar kafkën e një vajze adoleshente ofroi mbetjet për 1.300 dollarë në një grup privat në “Facebook”.

Nuk është e qartë se ku e morën kafkën, megjithëse në postim thuhet se ishte fituar me ligj dhe kishte dokumentacionin e duhur të importit. Kafka e një fetusi të vogël në një kavanoz me, që supozohet se dikur ishte pjesë e hulumtimit mjekësor, u ofrua për 2.350 dollarë.

Shitja e mbetjeve njerëzore është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.”

Nga pikëpyetjet e mëdha dhe akuzat, artikulli i mëshon idesë që rrjeti Facebook duhet të bëjë më shumë në zbulimin e tregtive të paligjshme përmes tij.

Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT