Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Irani fut çiftelinë në UNESCO, shqetësohen studiuesit: Pas lahutës humbim çiftelinë, ç’na mbetet ne?

Irani ka regjistruar në UNESCO çiftelinë, që në këtë vend njihet si dotar dhe ngjashmëria me çiftelinë shqiptare është shumë e madhe.

Kjo ka ngritur shqetësimin e studiuesve, se pas lahutës, trashëgimia kulturore jomateriale shqiptare po humb një tjetër instrument.

Deri tani ka pasur një debat nga studiuesit për ngjashmërinë mes çiftelisë dhe dotarit, ndërkohë që me regjistrimin e saj si pasuri e Iranit ky debat kthehet sërish në vëmendje.

Kompozitori Mark Luli është shprehur për News 24:

“E kishin Turqia e Irani, por janë ndryshe. Prej 500 vitesh është instrument i joni. Pas lahutës humbim  çiftelinë, ç’na mbetet ne?”

Shqetësimeve të specialistëve iu përgjigjet një zë zyrtar, muzikologia Meri Kumbe, që tashmë mban detyrën e zëvendës ministres së Kulturës.

”Nuk është regjistruar çifteli, por dotari. Ka studime për dy instrumentet. Ngjashmëritë mes dotarit e çiftelisë ekzistojnë”- tha zv. ministrja e Kulturës.

Pyetjes nëse regjistrimi i Dotarit na pengon ajo i përgjigjet

“Nuk e pengon çiftelinë që nga emërtimi i dosjes. Nuk pengojmë as ne Iranin, as Irani ne”

Eposi i Kreshnikeve ka mbetur peng prej 10 vitesh, ndërsa Ministria e Kultures po ndjek katër propozime për trashëgiminë jomateriale, mes të cilave përmend Vallen e Tropojës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet