Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjithmonë e buzëqeshur, kjo është kafsha më e lumtur në planet

Shumë njerëz që jetojnë jashtë Australisë nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për Quokka-t, një kafshë shumë e bukur, me sy të shndritshëm, veshë të vegjël, trupin e një maceje dhe bishtin si të miut.

Kjo lloj kafshe preferon bimësinë e trashe dhe banon kryesisht në këneta ishujsh në Australinë Perëndimore si edhe në pyje e brigje lumore të kontinentit australian.

Fillimisht ato janë përshkruar nga kapiteni detar Willem de Vlamingh, teksa holandezi i raportoi si një lloj miu me madhësinë e maces.

Por pse Quokka është shpallur kafsha më e lumtur në planet?

Këto kafshë karakterizohen nga një buzëqeshje e ëmbël në fytyrë dhe pamja e tyre transmeton pozitivitet sipas njerëzve.

Ato janë mjaft miqësore dhe pranojnë të dalin në foto me njerëzit që kanë pasur fatin t’i takojnë.

Përgatiti Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet