Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ç’duhet të bëni për ta përfituar në banesë? Vendimi i Postës Shqiptare, pensioni nuk do merret në sportele

Përhapja e pandemisë, në nivele më të lartë se në fillim, ka ndryshuar sërish skemën e përfitimit të pensioneve nga të moshuarit.

Duke nisur nga ky muaj, të moshuarit nuk do ta kenë më të nevojshme të paraqiten në zyrat postare për të tërhequr pensionin.

Radhët e krijuara në sportelet e Postës Shqiptare kanë detyruar këtë të fundit që të rikthejë në skemë shërbimin në banesë.

“Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i radhëve dhe moszbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët. Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur maskat mbrojtëse. Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të radhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh ofron për të gjithë pensionistët shërbimin `Shpërndarja e pensionit në adresë`”, thuhet në njoftimin e postës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet